Live

Tërmeti në Tajlandë dhe Mianmar, Osmani: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave

21:23 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit, pas tërmetit shkatërrues që ka goditur këto dy vende.

Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.

‘‘Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë’’, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua