Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, është takuar me Riho Terras, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Këtë e bëri të ditur Terras me anë të një postimi në platformën X dhe njoftoi se kanë folur për zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, por edhe për votimin për raportin për Kosovën nga Parlamenti Evropian.
“Ne diskutuam detajet e raportit për Kosovën, i cili do të jetë subjekt i votimit përfundimtar në Parlamentin Evropian në maj. U fol edhe për zhvillimet në politikën e Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit”, ka thënë Terras.