Live

Thaçi do qëndrojë në Kosovë dy ditë, nëse respektohen masat e sigurisë (VIDEO)

12:52 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ishpresidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.

Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua