Live

Thaçi në Kosovë, flet Haradinaj: Edhe shtëpinë ia krijuan një lloj burgu provizor

19:11 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur lidhur me vizitën e sotme të ish presidentit Hashim Thaçi tek varri i babait të tij dhe në shtëpi.

Haradinaj në një linjë të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë shkelje të njëpasnjëshme dhe se lejimi i vizitës së Thaçit është pesë ditë me vonesë.

‘’Kjo ka bërë shkelje të njëpasnjëshme sa i përket shkeljeve të të drejtave esenciale të njeriut’’.

Haradinaj ka thënë se masat e sigurisë të cilat ishin ndërmarr në këtë vizitë ‘’edhe shtëpinë ia krijuan një lloj burgu provizor… prapë se prapë i bjen se ishte një vizitë në burg’’.

Tutje ai ka thënë se gjykata me këto masa po bëjnë ‘filma dhe spektakël’.

Shpërndaje në

U Kopjua