Live

Thaçi përfundon vizitën në varreza, qytetarët thërrasin “Ngushëllime President, mbahu i forte” (Video)

11:50 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka qëndruar sot në fshatin e tij në Burojë ku ka vendosur një kurorë lulesh tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ka vdekur më 16 mars.

Disa qytetarë që ishin mbledhur aty, i kanë shprehur ngushëllime Thaçit nga larg, me fjalët “ngushëllime president, mbahu i fortë”.

Ish-presdienti ka përshëndetur ata me dorë, para se të hipte në makinë.

Shpërndaje në

U Kopjua