Live

The Rock lë muajin e mjaltit për të ndihmuar mikun e aksidentuar Kevin Hart

09:40 / 05 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Dwayne Johnson i njohur si ”The Rock” ishte në mes të muajit të mjaltit kur morri vesh se miku i tij Kevin Hart u lëndua rëndë në një aksident trafiku. Hart duhej të paraqitej në emisionin e parë të Kelly Clarkson dhe ishte Johnson ai që e zëvendësoi.

Kelly Clarkson shpjegoi situatën në një video në Twitter të shpërndarë në llogarinë zyrtare të saj The Kelly Clarkson Show të Mërkurën, 4 Shtator. “Pra, siç e dini shumë nga ju, Kevin u plagos rëndë në një aksident me makinë. Ai është në rregull dhe po shërohet, por për shkak se Kevin nuk mund të jetë këtu, një nga miqtë e tij të mirë do të jetë me neve në vend të Kevin, dhe unë e dua atë. “

Johnson, 47 vjeç, ‘la muajin e tij të mjaltit’ për të zënë vendin e tij, duke treguar edhe  njëherë miqësinë e mirë që ka me Hart

Shpërndaje në

U Kopjua