Live

‘The Rock’ pensionohet nga WWE

16:54 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Aktori dhe wrestleri i famshwm Dwayne Johnson i njohur me nofkën “The Rock” është pensionuar nga wrestling. Në një intervistë për promovimin e filmit “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw”, 47 vjeçari ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e WWE-së.

“Më mungon wrestlingu, e dua wrestlingun”, ka thënë The Rock. “Po, do ta bëjë…jam duke u pensionuar nga wrestling, pasi isha shumë me fat që të kem një karrierë të suksesshme aty”.

“Do më mungojnë ato skena, atmosfera në ring, tifozët që na mbështesnin, skenat me mikrofon, gjithçka, por është koha që të përshëndetemi nga WWE”.

Ai ka vendosur ti përkushtohet më shumë aktrimit.

Shpërndaje në

U Kopjua