Live

Tifozet e bukura të Katarit tërhoqën vëmendjen në tribuna duke mohuar paragjykimet se vetëm meshkujt kënaqen duke shikuar futboll

16:38 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Të dielën ka nisur Kampionati Botëror në Katar dhe që në ndeshjen e parë mes nikoqirit dhe Ekuadorit, kamerat dhe fotoreporterët në tribuna kapën tifozet e bukura.

Disa prej tyre mbanin shami, ndërsa kishin veshur rroba me ngjyrat e përfaqësueses së Katarit.

Një vajzë me flokë të zeza e veshur me ngjyrat e flamurit të Katarit dhe me një dukje të spikatur, tërhoqi gjithë shikimet.

Para ceremonisë së hapjes së Kampionatit, por edhe pas nisi ndeshja, zonja e fotos ishte në plan të parë.

Ajo, sikurse edhe femrat e tjera të pikasura nga fotografët, hodhën poshtë paragjykimin se vetëm meshkujt kënaqen duke parë futboll.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror të vitit 2022, Ekuadori mposhti mikpritësin e kampionatit me rezultat 2-0. 

Shpërndaje në

U Kopjua