Live

Tifozi i Shqipërisë që u fut në fushë dhe bëri bujë: Do shkoj prapë të mërkurën

08:57 / 18 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Sami Rexhepi ishte tifozi që u fut në fushë teksa kombëtarja luante me Italinë ka folur së fundmi.

Ai tregoi se ideja i lindi para se të luhej ndeshja, si një “bast” me të birin.

Ai tha se do të shkojë edhe të mërkurën në stadium në Gjermani, por nuk tregoi për ndonjë plan të radhës për t’u futur në fushë.

“Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani. Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta dhe u futa brenda. E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se është gjobitur nga policia.

“U gjobita, por do presim çfarë do ndodhë. Por edhe do ketë probleme, por e dija që mund të ketë probleme… Më kanë ndaluar në Itali të futem në stadiume…”, është shprehur ai.

I pyetur se a do të shkojë sërish të mërkurën, ai thotë: “Normale që do të shkoj”.

Shpërndaje në

U Kopjua