Live

Time Kadrijaj i thotë Kurtit: Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga Vuçiq?

21:00 / 06 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj e ka pyetur kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin se përse e ka pru punën të varet nga pakicat që kontrollohen nga Vuçiq.

Këtë pyetje ajo e ka bërë pas deklaratës së qeverisë se Serbia po e pengon formimin e institucioneve.

Postimi i saj i plotë:

Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta.

Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd. Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty. Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij.

Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi.

Shpërndaje në

U Kopjua