Live

“Times of Izrael” shkruan për fishkëllimat e tifozëve të Kosovës ndaj futbollistëve izraelit

09:00 / 13 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Gazeta e njohur izraelite “Times of Izrael” ka shkruar për fishkëllimat e tifozëve kosovarë në “Fadil Vokrri” ndaj futbollistëve të kombëtares së Izraelit, teksa ata po e këndonin himnin para fillimit të ndeshjes.

Ky veprim u kritikua shumë pasi që sipas artikullit, zyrtarët e skuadrës izraelite po përqafoheshin dhe derdhnin lot për 239 pengjet që po mbahen në Gaza nga organizata Hamas.

Kështu, futbollistët dhe stafi bën me dorë simbolin e gjysmëzemrës, si shenjë që zemra e tyre nuk është e plotë pa kthimin e pengjeve.

Kosova e ka mposhtur me rezultat 1:0 Izraelin.

Golin e vetëm e ka realizuar Milot Rashica, në minutin e 41-të./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...