Live

Tottenham e nxjerr në shitje Kane, i vendos çmim marramendës

12:07 / 05 Mars 2023

Nga Kosova Live

Skuadra e Tottenhamit si duket ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Harry Kane.

Football Insider, raporton se Tottenham ka vendosur një çmim prej 100 milion funte, për skuadrat që dëshirojnë ta blejnë sulmuesin anglez.

Kane është njëri nga sulmusit qëndror më të mirë aktualisht në botë.

Ai këtë sezon ka shënuar 18 gola për Tottenhamin në kampionat dhe është golashenuesi i dytë në Premierligë pas Erling haalandit.

Shpërndaje në

U Kopjua