Live

“Tottenham janë favorit për titull” – Pep Guardiola!

22:06 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Trajneri Spanjoll i skuadrës së Manchester City, Pep Guardiola pas takimit me West Ham ndeshje të cilën ekipi i tij e fitoi me lehtësi 5-0 dha një deklaratë që pak kush e priste.


“Nuk jemi vetëm ne dhe Liverpool, Tottenham janë po ashtu një nga skuadrat favorite për të përfunduar në vendin e parë në tabelë, ne i shohim ata si kundërshtar të drejtëpërdrejtë dhe do bëjmë gjithqka që t’i mposhtim”.


Ndeshja Man City – Tottenham luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30.

Shpërndaje në

U Kopjua