Live

Tottenham sytë drejt mesfushorit të Barcelonës

15:33 / 22 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Tottenham është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Carles Alena.

Alena po konsiderohet si zëvendësimi adekuat i mesfushorit Christian Eriksen, transmeton KosovaLive.

Alena këtë sezon nuk ka arritur të luaj aq sa duhet, pasi ka luajtur vetëm 45 minuta dhe është i gatshëm për t’u larguar në afatin dimëror.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino beson që spanjolli mund t’i përshtatet sistemit të klubit anglez.

Ndërsa nga ana tjetër Eriksenit i përfundon kontrata në verën e ardhshme dhe ka refuzuar kontratën e re.

Shpërndaje në

U Kopjua