Live

“Tradhtarët plumbin e kanë hak”, zmbrapset Azemi i VV-së: Në postimin tim është një citat, s’janë fjalë të mia

19:56 / 03 Mars 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka dhe asamblisti i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, i cili tash punon në ministrinë e Arben Vitisë janë të akuzuar pasi dyshohen për kanosjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu.

Krejt kjo pas lirimit të Dejan Pantiq, ish-policit që dyshohej për terrorizëm.

“Tradhtarët plumbin e kanë hak” – kishte shkruar Egzon Azemi. Kjo kampanjë kishte vazhduar duke e shkruar emrin e gjyqtarit nëpër rrugë.

Egzon Azemi në gjykatë u zbyth.

Në një video të shpërndarë nga Nol Nushi i PSD-së ai dëgjohet në gjykatë tek sa flet krejt butë, me fjalët “në postimin tim është një citat, s’janë fjalë të mja, nëse e gjykojmë historinë me realitetin e sotëm, normalisht që mund të ketë mospërputhje”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 8 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Arlind Manxhukes, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelaj të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “kanosja” dhe “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Shpërndaje në

U Kopjua