Deklaratat e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për një koalicion të mundshëm me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti, kanë nxitur shumë reagime, duke i ka hapur rrugë një debati të ri.
Përveç mundësisë së një koalicioni LVV – Nisma, njohësit e çështjeve politike nuk e kanë përjashtuar as skenarin e kalimit të disa deputetëve të opozitës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Madje, disa prej tyre janë shprehur të bindur se kryeministrit Kurti e ka filluar procesin e gjahut.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Kurti tashmë e ka siguruar një deputet të PDK-së, dhe se kjo është një punë e kryer.
“Është çështje e kryer, të paktën deri tani. Nuk jam duke dashtë të përmendi emra derisa nuk ka lëvizje konkrete, unë e di tashmë të kryer që pritet t’i bashkohen partisë në pushtet. Prandaj, Z.Kurti thotë unë nuk dua koalicion, unë e bëjë Qeverinë vet. Nëpërmjet kontrabandimit, apo trafikimit të deputetëve. Z.Kurti, ditën që certifikohen rezultatet, mundet me i pasë 51 deputetë shqiptarë pa koalicion”, ka thënë Kajtazi.
Sipas Kajtazit, një gjë e tillë është “trafikim i deputetëve”.
“Në fusha tjera kriminale quhet trafikim ta zëmë me qenie njerëzore, trafikim me emigrantë, ky është trafikim me deputetë. Jam i bindur se kurrë nuk ndodh në situata si kjo se që dikush nga opozita i bashkohet pushtetit pa pare, harrojeni këtë. Asnjëherë, të gjithë kanë marrë para, të gjithë kanë pasa interesa”, është shprehur Kajtazi.
E një gjë të tillë e ka potencuar edhe analisti Ilir Mirena. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Albin Kurti të marrë deputetë nga opozita për të formuar Qeverinë e re.
“Po qarkullojne llafe qe partia e Albin Kurtit eshte ne gjah te prostituimit te ndonje deputeti nga partite e tjera. Kurti s’ka lane te zeze pa ba per me ardh ne pushtet, dhe sigurisht s’len t’zeze pa ba me mbet edhe me tej. Ama, m’u pak tuj kesh, qysh prej 500 mije k’ëjave, ra n’deregje me lyp me qiri dikend e me ja rras gushen pare per nje vote. Shume pare, premtime per poste e kontrata duhet me dhane se per ideal kush me mend n’kry nuk del kah partia e Kurtit. Kush kalon andej ne kete kohe ka marr diçka te majme prej ketyre qe i permenda. Poshte ka ra luani i militantave”, ka shkruar Mirena në Facebook.
Kurse, gazetari Arben Ahtmeti ka përmendur dy skenarë për formimin e institucioneve të reja.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se njeri prej tyre është “peshkimi” i deputetëve të opozitës.
“Dy skenare te VV-se per qeverine e re: 1. Peshkim, marrje te deputeteve! 2. Koalicion me Nisma!”, ka shkruar Ahmeti.
Nëse do të realizohej ky skenar, kjo nuk do të ishte hera e parë që Kurti e bënë një gjë të tillë, pasi në të njëjtën mënyrë Kurti kishte vepruar edhe në fillim të legjislaturës se tetë, kur PDK-së ia kishte marrë deputeten Adelina Grainca.
Ani pse kjo e fundit ishte zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, në seancën e 4 prillit të viti 2021, ajo kishte kaluar në Grupin Parlament të Lëvizjen Vetëvendosje.
Kalimi i deputetes Grainca në taborin e partisë në pushtet kishte mundësuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.