Live

Trajneri i PSG flet për të ardhmen e Neymarit

13:56 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Real Madridi duket se ka bërë një hap para rivalit të tyre Barcelonës sa i përket nënshkrimit me,Neymar.

Braziliani nuk luajti dje në ndeshjen e parë të sezonit për PSG.
Trajneri i Parisit ka folur mbi situatën e krijuar të futbollistit.
“Unë nuk kam asnjë lajm mbi të ardhmen e tij”, tha Tuchel në emisionin televiziv francez Canal Football Club.

“Ai është me ne. Ai ishte shumë vendimtar për ne. Nëse e humbasim Neymar, mbase nuk do të fle. Sepse do të ishte e vështirë për ta humbur atë dhe për të gjetur një lojtar tjetër që mund të bëjë të njëjtat gjëra për ne. Ndoshta asnjë lajm nuk është lajm i mirë”.

“Por duhet të gjejmë zgjidhje edhe pa atë”.

“Po përpiqem ta bind atë që të qëndrojë. Por nga ana tjetër, është një zgjedhje personale. Është mes tij dhe klubit”, tha Tuchel.

Shpërndaje në

U Kopjua