Bota e Millerit u rrëzua kur dështoi dy teste për tre substanca të ndaluara përpara ndeshjes për titullin botëror.
Miller është suspenduar për gjashtë muaj nga boksi, por edhe humbi mundësinë që t’i fitonte 10 milionë euro nga përballja me britanikun.
Trajneri i tij pretendoi se i kishte thënë Millerit “të mos bënte gjëra të caktuara”, por se “Bebushi i madh” i bënte ato gjithsesi “.
Kjo i kushtoi shumë Millerit, ai kishte gjasa të garonte për WBA, WBO dhe IBF, mirëpo vendin e tij e zuri Andy Ruiz që e mposhti më 1 qershor Joshuan