Live

Trajneri Kovac i mërzitur me humbjen nga Dortmundi

15:39 / 04 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Borussia Dortmund dje ka fituar superkupën e Gjermanisë duke mposhtur Bayernin e Munichut me rezultat 2-0.

Golat për Dortmundin i shënuan Paco Alcacer dhe Jadon Sancho.

Synimi i Byernit ishte fitorja e kësaj kupe për të katërtin vit radhazi.

 Trajneri i kësaj skuadre Niko Kovac u shpreh i mërzitur pas ndeshjes: “Sigurisht, jemi të mërzitur që humbëm ndeshjen. Mendoj se luajtëm mirë, jo shumë mirë, por mirë”.

“Ne ishim dominues, bëmë dy gabime që kapitalizuan Dortmundin. Ne nuk arritëm t’i shfrytëzonim shanset tona, për këtë arsye kemi humbur ndeshjen”.
‘’Ishim katër javë në para-sezon dhe nuk mund të prisni më shumë nga kjo situatë. Duhej t’i shfrytëzonim shanset tona’’, potencoi kroati. 

Shpërndaje në

U Kopjua