Live

Trajnerit të Spanjës i del hapur gënjeshtra, Koke i informonte se Gjermania kaloi në avantazh

13:42 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drama e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në grupin E të Botërorit në Katar. Luis Enrique deklaroi se nuk e dinte sa ishte rezultati te Gjermania deri në fundin e ndeshjes, por ka dalë një video që dëshmon të kundërtën.

Gjermanëve iu desh një fitore kundër Kosta Rikës dhe së paku një barazim nga Spanja kundër Japonisë, por skuadra aziatike fitoi 2-1 dhe Spanja përfundoi e dyta në grup për shkak të një golavarazhi më të mirë.

Kështu Spanja shmangu Kroacinë në 1/16 dhe një duel të mundshëm me Brazilin në çerekfinale dhe eliminoi në mënyrë indirekte Gjermaninë. Pas ndeshjes, Luis Enrique tha se nuk e dinte rezultatin e ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Kosta Rikës deri në fund të takimit.

“Sigurisht që kisha frikë nga eliminimi, i kam parë të gjitha në futboll. Ne u përpoqëm të shfrytëzonim rastin, por ishte e vështirë të gjenim hapësirë. Nuk e dija rezultatin e ndeshjes së Gjermanisë. Nuk e dija deri fund. Nëse do të kisha marrë vesh që jemi eliminuar, me siguri do të kisha pasur një atak në zemër”, tha Enrique, i cili duket se po gënjen. Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Koke duke u treguar bashkëlojtarëve se Gjermania ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj Kosta Rikës.

Shpërndaje në

U Kopjua