Live

Trajnerja e SHBA-ve lë ekipin pas dy kupave botërore

10:11 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Jill Ellis do të tërhiqet si kryesuese e ekipit kombëtar të futbollit të SH.B.A.-së pas fitores së titujve të Kupës së Botës, njoftoi të martën Federata e Futbollit e Sh.B.A. Ajo do të lërë postin e saj në Tetor pas përfundimit të turneut të fitores së ekipit pas fitimit historik të kupës së botës në Francë.

Ellis, 52 vjeç, njihet si trajnerja e parë në histori që fitoi dy tituj të FIFA-s për Kupën Botërore të Grave “Ky është momenti i duhur për të ecur përpara. Kur unë e pranova pozitën e trajneres, ky ishte afati kohor të cilin e kisha menduar”, tha Ellis në intervistën e dhënë për Federatën e Futbollit të SHBA-së. “Programi është i pozicionuar që të mbesim në majat e futbollit të vajzave. Ndryshimi është diçka që unë gjithmonë e kam përqafuar në jetën time, për mua dhe familjen time. Ky është momenti i duhur”

Ellis ka rekord prej 102 fitoreve, 7 barazimeve dhe 18 disfatave.

Shpërndaje në

U Kopjua