Live

Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Soponicë të Kaçanikut

13:54 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sot mes dy vetrave në fshatin Soponicë të Kaçanikut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se personat kanë lëndime të lehta trupore.

“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua