Basketbolli kosovar vazhdon me ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit të ri, ku dy derbi interesante u zhvilluan mbrëmë në Mitrovicë dhe Prizren.
Trepça e mposhti me rezultat të thellë Golden Eagle Yllin, 91:65, duke treguar formë të lartë dhe dominim në parket.
Edhe në Prizren, Bashkimi dominoi absolut ndaj ndaj Vëllaznimit duke arritur fitore me rezultat të thellë 92:55. Të dyja takimet u karakterizuan nga një atmosferë e jashtëzakonshme, pasi palestrat ishin të mbushura me tifozë, të cilët përmes entuziazmit të tyre treguan edhe një herë se basketbolli vazhdon të mbetet një nga sportet më të dashura në Kosovë.