Live

Trevjetori i vdekjes së Albright, Hoxhaj: Populli i Kosovës s’do ta harrojë kurrë

17:29 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sot janë bërë tri vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright.

Në trevjetorin e shuarjes së saj, ka shkruar ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ai e cilësoi Albrightin si njërën nga politikanet më të dashura për Kosovën, e cila i doli gjithmonë në mbështetje Republikës.

“Sekretarja Madeleine Albright – Gjithnjë do të mbetet ndër politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike. Populli i Kosovës s’do ta harrojë kurrë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua