Live

Tri raste të dhunës në familje në Gjakovë

09:25 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës,  ka regjistruar tri raste të dhunës në familje në komunën e Gjakovës, ku të dyshuarit janë arrestuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes.

Në një nga rastet, më 13 prill rreth orës 11:00, një burrë  u arrestua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, një burri dhe një gruaje.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër është raportuar më 11 prill në orën 21:00, por arrestimi i të dyshuarit ndodhi më 13 prill, njofton Klankosova.tv.

I dyshuari akuzohet se ka sulmuar fizikisht një burrë dhe ka fyer një grua. Edhe në këtë rast, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, më 13 prill rreth orës 12:00, një tjetër burrë u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit./

Shpërndaje në

U Kopjua