Live

Trinjaket refuzuan të flasin me të tjerët në shkollë, mësuesi zbulon sekretin e tyre

10:54 / 11 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kur Haley, Kassidy dhe Sierra shkuan për herë të parë në një shkollë në Las Vegas, dukeshin krejtësisht të pakënaqura me atë që mësuesit thonin. Ata qëndronin si në mbrojtje nga të gjithë njerëzit. Fillimisht stafi i shkollës nuk mund ta kuptonte arsyen e kësaj sjelljeje.

Kjo derisa vajzat filluan të bënin shumë mungesa. Pra, në fund, mësuesit preferuan të përfshijnë vajzat në një program ndihme.

Ky program është pjesë e ligjit federal që synon të ndihmojë nxënësit me të ardhura të ulëta të zhvillojnë aftësi. Në fund, kur Haley, Kassidy dhe Sierra u ndjenë të sigurta, ata gjithashtu arritën të tregonin se çfarë i kishte ndodhur dhe kjo ishte shumë më e tmerrshme sesa ajo që mendonin mësuesit.

Trinjaket kishin humbur nënën kur ishin vetëm tre vjeçe dhe në moshën 6 -vjeçare babai i tyre u arrestua. Për këtë arsye, vajzat u detyruan të shkonin dhe të jetonin me një gjysh, i cili shpesh i linte pa ngrënë. Kur babai i tyre doli nga burgu, ai arriti të merrte me vete vajzat e tij të vogla, por i linte vetëm ndonjëherë edhe për disa javë.

Kjo situatë mori fund kur autoritetet ia besuan vajzat gjysherve të tyre. Ama gjërat nuk u përmirësuan aspak.

Përkundrazi, ata shpesh mbetën pa ushqim dhe rroba.

Por me ndihmën e këtij programi, vajzat arritën të kapërcejnë të kaluarën e tyre të tmerrshme.

Madje ato jane edhe diplomuar.

Me punë dhe këmbëngulje të fortë, Haley, Kassidy dhe Sierra dolën në jetë. Ata kanë lëvizur nga shkolla e mesme në universitet.

Historia e tyre e mrekullueshme e mbijetesës frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...