Live

Truk për larje të rrobave: Do të ulni faturën dhe do të kurseni 62% të energjisë

18:11 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një truk për larje të rrobave do t’u ndihmojë të gjitha amvisave që të ulin faturat e energjisë elektrike

E gjitha që duhet të bëni është që të ndryshoni rregullatorin e makinës dhe të ulni temperaturën.

Kështu, nëse lani rroba të cilat nuk janë edhe aq të ndotura, temperatura më e ulët është plotësisht e mjaftueshme që ndotjet të eliminohen.

Ajo që mbase nuk e keni ditur, apo me kalimin nga 40 gradë në 30 gradë kurseni 38% të energjisë elektrike në vit dhe kështu edhe faturën e rrymës, transmeton Telegrafi.

Nëse vendosni të veproni, dhe ai veprim do të ishte që të ulni temperaturën në 20 gradë, do të kurseni madje 62% të energjisë elektrike.

Krahas kursimit të parave, kjo mënyrë e larjes gjithashtu do t’jua bëjë më të lehtë larjen e rrobave me ngjyra, sepse rrobat me ngjyra zakonisht lirojnë ngjyrën në temperatura të larta.

Prandaj, kur lani rroba në temperatura të ulëta, nuk do të keni nevojë të mendoni për ndarjen e rrobave sipas ngjyrave dhe nëse këmisha juaj e bardhë do të bëhet rozë apo blu. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua