Holanda s’ka arritur më shumë se një barazim kundër Ekuadorit. Rezultati përfundimtar ishte 1:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin holandezët, ku në minutën e 6-të shënoi, Cody Gakpo, shkruan kosovalive.net
Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50-të shënoi Enner Valencia që barazoi gjithçka.
Dy ekipet kishin raste shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Holanda dhe Ekuadori udhëheqin grupin e tyre me nga 4 pikë. Holanda në ndeshjen e fundit luan kundër Katarit, kurse Ekuadori duhet ta siguroj kualifikimin kundër Senegalit./kosovalive.net/