Live

“Tulipanët” nuk “çelin” kundër Ekuadorit, holandezët fitojnë veç 1 pikë

19:06 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Holanda s’ka arritur më shumë se një barazim kundër Ekuadorit. Rezultati përfundimtar ishte 1:1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin holandezët, ku në minutën e 6-të shënoi, Cody Gakpo, shkruan kosovalive.net

Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50-të shënoi Enner Valencia që barazoi gjithçka.

Dy ekipet kishin raste shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Holanda dhe Ekuadori udhëheqin grupin e tyre me nga 4 pikë. Holanda në ndeshjen e fundit luan kundër Katarit, kurse Ekuadori duhet ta siguroj kualifikimin kundër Senegalit./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua