Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit për futsall, do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari”.
Ky është edicioni i 14-të me radhë dhe meqenëse Kombëtarja e Kosovës është e angazhuar në ndeshjen kualifikuese për Botëror, edicioni i sivjetmë do të mbahet me pjesëmarrjen e katër ekipeve të Superligës: FC Prishtina 01, FC Liqeni, FC Malisheva dhe FC Drenica.
Turneu fillon më 5 mars, me ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet FC Drenicës dhe FC Malishevës, në orën 18:00 dhe FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit, në orën 20:00.
Ndërkaq, ndeshje finale zhvillohet të hënën më 6 mars, në orën 19:30. Turneu do të zhvillohet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.