Live

Tyson Fury: Askujt nuk i pëlqen më Joshua

13:15 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Tyson Fury pretendon se askujt nuk i pëlqen më Anthony Joshua, pas disfatës së tij tronditëse kundër Andy Ruiz Jr, të cilin Fury e quan trashaluq.

Joshua i humbi titujt e botës IBF, WBA dhe WBO pasi u rrah keq nga Andy Ruizi më 1 qershor dhe pastaj ai e aktivizoi klauzolën në marrëveshjen me boksierin amerikan me prejardhje meksikane, e cila ia jep atij të drejtën për rimeç.Britaniku do të luftojë në këtë rimeç kundër Ruizit për titujt IBF, WBA dhe WBO në Riad të Arabisë Saudite më 7 dhjetor, pasi që autoritetet e këtij vendi i kanë ofruar rreth 100 milionë dollarë vetëm që rimeçi të ndodhë te ta.

Ruizi e kishte rrahur Joshuan në Madison Square Garden në qershor. Në anën tjetër, Fury pritet të kthehet në ring në shtator, me përballjen kundër Otto Wallin dhe ai beson se një disfatë do t’ia shkatërronte atij karrierën si boksier, gjë që beson se i ka ndodhur Joshuas.

“Njerëzit nuk janë të interesuar për boksierë të mposhtur. Këtë gjë e pamë me AJ kundër Ruizit. Ai ishte i mrekullueshëm dhe i artë për publikun dhe pastaj u mposht dhe u nokautua nga një trashaluq”, u shpreh Fury.

“Të gjithë tani thonë: “Ky djalosh që është i gjithi muskuj u mposht nga ky trashaluqi i vogël”. Dhe tani, askujt nuk i pëlqen më Joshua. Kjo është klisheja e botës: Kur mposhtesh, askush nuk të njeh më sepse të gjithë e duan fituesin

Shpërndaje në

U Kopjua