Live

U akuzua për përdhunim – Ylli anglez takohet me skuadrën e tij për herë të parë pasi u hodhën aktakuzat

11:04 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ylli anglez në shuarje, Mason Greenwood, raportohet se është takuar për herë të parë ballë për ballë me drejtuesit e Manchester Unitedit, që kur ai u lirua nga aktakuzat për përdhunim që rëndonin mbi të.

Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë hodhi poshtë akuzat për tentativë përdhunimi, sulm me anë të të cilave thuhej sy Greenwood shkaktoi dëmtime trupore dhe sjellje kontrolluese dhe shtrënguese kundër ish-partneres së tij në fillim të këtij muaji.

21-vjeçari nuk ka luajtur apo stërvitur me Unitedin që nga 22 janari. Klubi njoftoi se edhe pasi u hoqën akuzat, sulmuesi do të mbetej i pezulluar në pritje të një hetimi të brendshëm dhe një vendimi final.

Një deklaratën e Unitedit u tha: “Klubi tani do të kryejë proceset e saj përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë.”

Tani, The Sun raporton se Greenwood dhe përfaqësuesit e tij janë takuar me zyrtarë të lartë të djajve të kuq si pjesë e hetimit. Thuhet se takimi ka ndodhur pak para ndeshjes së klubit në Ligën e Evropës në udhëtim te Barcelona të enjten e kaluar.

Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të luajë përsëri për Unitedin. Ai mendohet se fiton afërsisht 85,000 mijë euro në javë, një shumë që klubi ka vazhduar ta paguajë gjatë gjithë periudhës së pezullimit.

Greenwood u hoq nga sponsori i tij Nike vitin e kaluar kur u shfaqën akuzat kundër tij për herë të parë.

Ai nuk ka postuar në mediat sociale apo nuk ka folur në publik që kur shënoi kundër Brentford në janar të vitit 2022.

Shpërndaje në

U Kopjua