Live

U frikësua nga tensionet në veri, për këtë arsye largua nga KF Llapi portieri kroat, Coric

17:38 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë për kosovalive.net ka konfirmuar se portieri kroat, Marijan Coric u largua për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Babai i portierit Coric kishte kërkuar që të ndërprej bashkëpunimin me Llapin për shkak të gjendjes së sigurisë në veriun e Kosovës.

Batatina në intervistën për kosovalive.net u shprehë se e ka mirëkuptuar këtë dhe e ka lejuar të largohet nga Llapi portiere 204cm i gjatë.

“Me Marijan Coricin kemi pasur marrëveshje që të vazhdoj tek Llapi por situata që ishte ato ditë, ai kishte biletën për të ardhur në Kosovë për të vazhduar me seancat stërvitore, por ndodhën ngjarjet që i kemi parë të gjithë në Mitrovicë, pastaj në Merdare. Familja e tij, pasi e ka vetëm këtë djalë, është frikësuar se mos po ndodh diçka në Kosovë dhe babai i tij nuk ka pranuar që djali i tij të vij në Kosovë sepse ka menduar se mund të ketë eskalim të situatës. Unë miqësisht e kam pranuar një gjë të tillë sepse është prind dhe e ka djalë”, u shprehë Batatina duke shtuar se Llapi nuk është një klub që vendos pengesa.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua