Live

U hodh shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

20:15 / 21 Nëntor 2022

Nga admin

Sot në selinë e FFK-së, në prani të anëtares së KE-së dhe njëherësh kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, administratores së ligave të femrave, Valbona Gashi Uka dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të garave të Kupës së Kosovës.

Ndeshja më interesante e këtij rrethi pritet të jetë ajo ndërmjet Malishevës dhe EP Com Hajvalisë, derisa çiftet e tjera janë: 16 Qershori – Presingu, Kosova VR-Mitrovica dhe Dukagjini-Vizioni.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen këtë mesjavë.

Shpërndaje në

U Kopjua