Live

U përfshi në mosmarrëveshje me një qytetar për një kontest pronësor, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor

17:49 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Inspektoriati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një reshteri të policisë kufitare.

Ai dyshohet se është përfshirë në një mosmarrëveshje me një qytetar lidhur me një kontest pronësor në Viti.

Ai dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“IPK ka parashtruar rekomandimin për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Incidenti ku është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vitisë më 24.03.2025 rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje të zyrtarit policor me një qytetar lidhur me një kontest pronësor. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast.”

Shpërndaje në

U Kopjua