Live

UFC: Kamaru Usman rrah Covington, rikthen titullin e kampionit

10:08 / 15 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 15 DHJ 2019 | Nga KosovaLive

Kamaru Usman ka rikthyer titullin e kampionit.

UFC 245 ka treguar një mbrëmje spektakolare në oktogon, me duelin Kamaru Usman – Colby Covington, shkruan lajmi.net.

Usman ishte i jashtëzakonshëm në duelin e mbrëmshëm, duke rikthyer kështu titullin e kampionit në peshat e lehta.

Kamaru arriti të fitonte ndaj Covington me nokaut teknik, për të shkuar tashmë në 11 fitore radhazi në UFC, duke rikthyer njëkohësisht titullin e kampionit.

Shpërndaje në

U Kopjua