Live

Unikkatili “kall” Gjilanin pavarësisht kërcënimeve

09:48 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Unikkatili ka mbajtu koncertin e radhës ashtu sic paralajmëroi. Reperi performoi para publikut gjilanas në njërën nga diskotekat e qytetit.

Para se të mbahej koncerti, reperi tjetër Duda e kërcënoi Unikkatilin, se nuk guxon të shkel në Gjilan pa lejen e tij. “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend” ishte shprehur Duda

Megjithatë Unikkatili mbushi diskotekën pavarësisht kërcënimeve.

Në videon që postoi reperi shihet se atmosfera ka qenë në nivelin maksimal.

“Faleminderit Gjilan. Ju dua”, ka shkruar Unikkatili në videon e postuar.

Reperi që jeton dhe vepron në Amerikë sonte do të performojë në Pejë.

68878054_523456935069972_6903437126538729686_n

Shpërndaje në

U Kopjua