Live

Ushtarët e FSK-së e përfundojnë trajnimin për menaxhimin e vijave të zjarrit

15:55 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”, i gjeneratës 01/2025, në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ata kanë njoftuar se ky kurs kishte për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.

“Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua