Live

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Shtërpcë

12:21 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore, në kuadër të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, së fundmi kanë realizuar patrullime në Komunën e Shtërpcës.

Në njoftimin e KFOR-it, bëhet e ditur se ushtarët italianë kryen patrullime në këtë zonë për të siguruar transparencë dhe paanshmëri, dhe për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në këtë pjesë të Kosovës.

 “Këto angazhime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

Shpërndaje në

U Kopjua