Live

Ushtroi dhunë psiqike ndaj dy personave, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

10:06 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj dy viktimave, një femre dhe një mashkulli.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar edhe në tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 18.04.2025-17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj dy viktimave një femre dhe një mashkulli kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua