Cardi B vishet nga dizajneri shqiptar për klipin e ri.
Valdrin Sahiti është emri i cili gjendet pas shumë klipeve të suksesshme të artistëve nga rajoni, me veshjen e tij ai ‘transformon’ këngëtarët në diçka unike, shkruan lajmi.net.
Së fundmi dizajneri shqiptar suksesin e tij e ka ngritur një nivel më të lartë, ai ka dizajnuar fustanin e Cardi B për një klip ku pjesë do jenë edhe shumë emra të njohur.
Fustanin e krijuar nga Sahiti mund ta gjeni në videon e mëposhtme.