Deri para ca ditësh, Virgil Van Dijk mbante epitetin embrojtësit më të shtrenjtë. Holandezi kishte kaluar nga Southampton tek Liverpool për 85 milionë euro në vitin 2018.
Por ky rekord u thye sivjet nga rivali i përbetuar i Liverpoolit, Manchester United.
Djajtë e kuq transferuan Harry Maguire nga Leicester për 87 milionë euro.
I pyetur për këtë mbrojtësi i Liverpoolit u shpreh:
“I dëshiroj vetëm fat atij (Maguires). Nuk mund të them asgjë për shumën e transferimit tim, pasi ky është futbolli, ky është tregu i transferimeve aktualisht”
“Ai nuk ka ndikim në atë gjë. Çmimi i paguar për të do t’i sjell presion, mirëpo presioni nuk do i ndalet në momentin kur luan për një klub të madh si Manchester United”, ka shtuar më tej holandezi.
.