Qendërmbrojtësi i Liverpoolit Virgil Van Dijk ka folur sërish sa i përket Topit të Artë. Ai ka insistuar se nuk e ka mendjen te cmimi, megjithatë beson se ata që do votojnë do e bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Sigurisht se jam i nderuar që jam pjesë e debatit për më të mirin në botë, por e vetmja mënyrë që mund të kem influencë është të fokusohem në lojën e mirë” tha Van Dijk.
“Nuk kam ndonjë votë, por jam i sigurt se ata që votojnë do të vijnë me zgjedhjen e duhur. Nëse shpallem unë, atëherë do të jem i nderuar, nëse jo, nuk do të jetë fundi i botës” ka thënë tutje holandezi.
“Secili ka mendimin e tij, por ndihem mirë, ndihem i përgatitur dhe vazhdoj të përmirësohem” ishin fjalët e lojtarit.
Në deklaratat e mëhershme mbrojtësi holandez ishte shprehur se Messi është lojtari më i mirë në botë. E pikërisht Messi është rivali i tij më i fortë në këtë garë,