Live

Vazhdimi i seancës konstituive: Dehari i thërret për konsultim partitë

12:57 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka thirrur në konsultim partitë politike, për të diskutuar lidhur me vazhdimin e kësaj seance.

Por, në takim nuk kanë shkuar partitë opozitare që ishin në mandatin e kaluar, njofton Klankosova.tv.

Nuk dihet ende se si do të vazhdojë kjo seancë.

Derisa të martën, kjo u ndërpre për shkak të moskalimit të raportit për verifikimin e mandateve./Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua