Live

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

08:10 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca është paraparë të nis nga ora 09:00, sipas kalendarit të publikuar.

Ndryshe, deri në përfundim të intervistimit të dëshmitarëve të Prokurorisë janë edhe 10 seanca.

Më 4 prill, do të mbyllen dëshmitë e Prokurorisë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, e cila është bërë e ditur në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale.

Shpërndaje në

U Kopjua