Live

Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Daut Haradinaj: E drejta jonë historike do të triumfojë

11:04 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-eprori i lartë i UÇK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçit.

Haradinaj tha se u ndje i prekur kur e kishte parë skendës e vizitës së Thaçit në spital.

“E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë. I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!”, tha ai.

Ai theksoi se historia po përsëritet.

” edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua