Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Pejë, ku një një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Kosovalive mëson se viktima është Rexhep Sejdaj, rreth 84-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes vetëvarjes. Ngjarja është zbuluar nga djali i tij, i cili kishte tentuar ta shpëtonte babain e tij pasi e kishte gjetur të varur në korridorin e shtëpisë.
Sipas informacioneve të para, ai kishte tentuar ta ndihmonte të ndjerin duke e zbritur nga litari, por kishte kuptuar se nuk kishte më shenja jete, me ç’rast kishte lajmëruar menjëherë Policinë.
Me të marr vesh rastin, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku hetuesit rajonalë dhe ekipi mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e 81-vjeçarit.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në zhvillim për të sqaruar të gjitha rrethanat.
Gazeta Kosvalive do t’ju mbajë të informuar me çdo detaj të ri.