Live

Vdes në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë

08:39 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua më 13 prill në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua