Live

Vdes një person në Entin Special në Shtime

08:37 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur në Entin Special në Shtime.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IMË për obduksion.

Ndërkaq, rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 1:40.

“Enti Special Shtime  02.05.2025 – 01:40. Është raportuar se në Entin Special  Shtime, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK. 

Shpërndaje në

U Kopjua