Policia njofton se një person ka vdekur pasi është dërguar nga familjarët në Emergjencë në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, trupi I pajetë është dërguar në IML, ndërsa rasti po hetohet.
“HETIM MBI VDEKJEN
Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 07:00. Raportohet se nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.